Lajme

Paketa fiskale e vitit 2022, paralajmërimi i fermerëve të Lushnjes: Nesër do të organizohet protesta e radhës!

Fermerët e Lushnjës kanë paralajmëruar sërish një tjetër protestë e cila do të zhvillohet nesër ku do të kërkohet mbështetje nga qeveria për të shitur produktet e tyre.

Fermerët kanë vendosur që të mblidhen sërish për një protestë paqësore në qendër të qytetit të Lushnjes, duke nisur që nga ora 11:00 deri në orën 14:00, për të sjellë kështu edhe ndryshimin e Paketës Fiskale 2022.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Po ashtu, të gjithë kërkojnë që të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”, shprehen se askush nuk është konsultuar me ta.

Në njoftimin e protestës thuhet se qëllimi është sensibilizimi i qeverisë dhe opinionit publik për ndryshimin e paketës fiksale 2022 në fushën e bujqësisë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *