Paketa e re e SHBA-ve për Ukrainën, Biden njofton 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake
Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një paketë të re shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë e Ukrainës, shkruan BBC.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal vizitoi Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e sotëm.
Vizita e tij në SHBA vjen një javë pasi SHBA njoftoi 800 milionë dollarët e mëparshëm për të mbështetur Ukrainën.
Thesari i SHBA ka thënë gjithashtu se do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë dollarë për të ndihmuar me operacionet e qeverisë, siç është garantimi i pagave dhe ofrimi i shërbimeve.
Po ashtu gjatë paketës së re në mbështetjeje të popullit ukrainas Biden tha se do të krijojë një skemë të re për refugjatët, përmes të cilës do të lehtësojë hyrjen me ukrainasve në Amerikë.
Sipas deklaratave të deritanishme skema e re do ti lejojë ukrainasve që kanë një peron që i pret në Amerikë të qendrojnë në vend deri në 2 vite.
Biden tha se Amerika po dërgon ndihmë ushtarake të drejtpërdrejte në vijën e parë të luftës në mbështetjeje të Ukrainës, ndërsa beteja me Rusinë ka hyrë në ditën e 57-ë.
Ndër të tjera Biden e përshkroi betejën e Kievit si një “fitore historike” për ukrainasit, të cilët ishin në gjendje të mbanin kontrollin e kryeqytetit ndërsa Rusia bombardonte periferi.
Rruga Press