Pak vranësira dhe rritje temperaturash të premten dhe të shtunën
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të poazionuar në Europën lindore duke kushtëzuar mot të relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.
E premte, 10 shtator
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësiratë pasuara nga reshje shi të izoluara në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/25°C
Zona e ulët 13/31°C
Zona bregdetare 18/29 °C
Kosova, e premte, 10 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug 8-10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .
E shtunë, 11 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore gjatë pasdites. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/26°C
Zona e ulët 15/32°C
Zona bregdetare 18/29 °C
Rruga Press