Lajme

Pak para mbërritjes së Vuqiçit në Shqipëri, Qeveria miraton marrëveshjen për tregtimin e produkteve blegtoriale me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të nismës “Open Ballkan” Këshilli i Ministrave nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë ushqimore, sigurisë ushqimore.

Në këtë mënyrë i hapet rruga eksportit të produkteve blegtorale duke përfshirë dhe kafshët e gjalla si dhe njihen çertifikatat e veterinarisë dhe njihen në mënyrë reciproke laboratorët e akredituar dhe autorizuar, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në një prononcim menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministave

Lexo më shumë  Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit 2026 në SHBA – kush fitoi e kush humbi?

“Qëllimi është të ulim kohën e tranzitit të transportit të mallrave. Eviton ndalesat në kontrollet e pikat e inspektimit kufitar dhe kryer kontrolle në doganën më të afërt me vendet e destinacionit” tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Po kështu marrëveshja parashikon dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale.

Presidenti i Serbisë do të nisë sot një vizitë dyditore në Tiranë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *