Lajme

Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, mësuesit e Tiranës paralajmërojnë protesta

Sindikata e pavarur e arsimit shqiptar, dega Tiranë, ka ftuar dhe inkurajuar të gjithë mësuesit e kryeqytetit të bashkohen në një revoltë në datën 26 janar pranë Zyrave Arsimore në kryeqytet. Ata kanë bërë thirrje që të mërkurën të nisin protestat e tyre në të gjitha shkollat e Tiranës, ndërsa do të pezullohet ora e parë e mësimit 45 minuta. Shkak për këto protesta mësohet se ka qenë mosardhja e regjistrave në shkolla deri në gjysmë të vitit dhe aneksa e vazhdueshme e arsimtarëve të Tiranës për kushtet e mësimit.

Mësuesit e Tiranës bëhen gati të protestojnë për regjistrat, kushtet minimale të punës, pagat e pamjaftueshme. Javës që vjen (këtë javë) të mërkurën, protestë në çdo shkollë të Tiranës. Të pezullohet ora e parë e mësimit, 45 minuta. Mësuesi qëndron përpara klasës, por nuk zhvillon mësim. E mërkurë, 26 janar, ora 14:30, protestë përpara Zyrës Arsimore, Tiranë”, thuhet në njoftimin e sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, Dega Tiranë.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Por, vetëm disa orë më vonë, kjo sindikatë njoftoi vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga protesta.

“Njoftohen të gjithë këshillat sindikale të SPA-së të shkollave të ZVA-së Tiranë se vendimi lidhur me fillimin e aksionit sindikal të njoftuar për datën 19 janar, do të merret në ditët në vazhdim pas mbledhjes së KKAP-së ku do të diskutohen nga përfaqësuesit tanë të aleancës sindikale edhe problemet e ngritura nga SPA-ja dega Tiranë. Takimi me të gjithë kryetarët e SPA-së së shkollave të ZVA-së Tiranë do të realizohet së shpejti(drejtpërdrejtë ose online) për marrjen e një vendimi për vazhdimin e lëvizjes sindikale”., thuhej në komunikatën e dytë të Sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, dega Tiranë.

Por, sipas zëvendëspresidentes së sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, Isa Hallili, nuk janë vetëm regjistrat, pagat e ulëta dhe kushtet e punës ato që mundojnë së shumti mësuesit e kryeqytetit. Janë shumë më tepër së aq.

Lexo më shumë  Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

“Përveç regjistrave që duhet të jenë fizikisht në shkolla, pavarësisht përpjekjeve për regjistrat elektronikë, kemi problematika me transportin e mësuesve, veçanërisht në zyrat e reja arsimore, pagesat e vonuara të mësuesve për shkak të problemeve me fonde, orët suplementare, mësimi plotësues i papaguar, korrigjimin e provimeve të 9- vjeçares e të tjera”, tha Hallili.

Të gjithë këto do të adresohen në mbledhjen e të mërkurës të këshillit kombëtar të arsimit, ku veç të tjerash, do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit të dëgjojë sindikatat në një takim të veçantë. Listës së problematikave i është shtuar së fundmi edhe mbulimi i orëve mësimore për shkak të infektimit të shumë mësuesve me COVID-19. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet nuk është vënë në dispozicion një fond i veçantë për mësimdhënien gjatë pandemisë.

Rruga Press

YouTube player