Lajme

Pagat dhe superpagat, hendek i madh në rrogat e qytetarëve

38% e të punësuarve në vend përfitojnë çdo muaj 30 mijë lekë, ose më pak. Kjo kategori përbën pjesën dërrmuese të krahut të punës.

Shumica janë punonjës në rrobaqepësi, kamerierë, banakierë e shitës. Por mes tyre ka edhe pedagogë, ndërtues, gazetarë e ekonomistë.

Këta janë pjesë e informalitetit, pasi një pjesë të rrogës e kanë të padukshme dhe qeveria po i kërkon.

Në një vështrim të regjistrit të rrogave të prillit 2021, në shkallë të gjerë janë edhe individët që paguhen 30 deri në 50 mijë lekë. Ata përbëjnë çerekun e të punësuarve. Pjesa më e madhe e këtij grupimi janë në privat.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë

Mandej, del se 175 mijë persona marrin çdo muaj nga 50 deri në 100 mijë lekë. Mjekë, arsimtarë, teknikë, nëpunës, llogaritarë e elektricistë janë këtu. Dikush më shumë, e dikush më pak se paga mesatare, që është 56 mijë lekë.

Lista ka edhe grupimin e të mirëpaguarve. 35 mijë vetë marrin 100 deri në 200 mijë lekë.

Këtu përfshihen drejtuesit publikë në qeveri, parlament e institucione, edhe drejtues të kompanive private.

Lexo më shumë  Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica

Por, ka edhe të tjerë.

Piramida kulmon me 1000 individë që marrin mbi 500 mijë lekë në muaj. Edhe këta janë drejtues për llogari të kompanive të fuqishme në vend.

Regjistri ka dhe shumë persona që kanë zgjedhur të dalin nga skema e punëdhënësit dhe të hapin biznes si të vetëpunësuar.

Rruga Press

YouTube player