Lajme

Paga mesatare, shqiptarët mbeten më të keqpaguarit në rajon

Paga mesatare në vend është rritur kundrejt një viti më parë, që ishte edhe kulmi i pandemisë, por po shfaq një tendencë rënëse këtë vit, në një kohë që qytetarët po përballen me rritjen drastike të çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti, një punonjës është paguar mesatarisht me 56.435 lekë, ku për punonjësit e sektorit privat kjo pagë kap shifrën e 51.305 lekë dhe në sektorin shtetëror 67.538 lekë.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Rritja për të dy sektorët mbetet e vakët dhe thuajse e pamjaftueshme për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave e rendisin Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët mesatare në rajon. Për ekspertët e ekonomisë të ardhurat e pakta që individët fitojnë nga puna që bëjnë janë një ndër arsyet pse emigrojnë.

INSTAT raporton se sot është me leverdishme të punosh në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve. Paga për këto dy industri vlerësohet 92.5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Ndërkohë sektorët që mbeten konstant në rritjen e pagave krahasuar me vitin e kaluar janë bujqësia, ndërtimi dhe industria./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *