Lajme

Paga luksi në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 5-fish mbi standardin

Regjistri i pagave në Shqipëri nxori në pah hendekun e madh mes individëve më të paguar dhe atyre që marrin rrogë minimale. Por, diferenca vihet re edhe në institucione.

Në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, organizatë me 134 punonjës, fondi mujor i pagave është 40 milionë lekë.

Sipas hierarkisë, ato nisin nga 700 mijë lekë për rangun drejtues dhe deri në 70 mijë lekë për postet e ulëta.

Lexo më shumë  Zv.drejtori i RAI: Nuk e ha presionin e Ramës, emisioni nuk është kundër shqiptarëve

Për të bërë një krahasim, në këtë institucion paga mesatare është 5 herë më e lartë sesa paga mesatare për të punësuarit në gjithë vendin.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një prej institucioneve që merr pjesën më të madhe të tenderëve publikë.

Përpos investimeve në rajone dhe rrugë rurale, ky institucion ka fituar një sërë tenderësh në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Lexo më shumë  Çfarë tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *