Bota

Padi 2.3 miliardë paund kundër Facebook në Britani

Kompania mëmë e Facebook, Meta, po përballet me një padi kolektive në Britaninë e Madhe, me dyshimin se ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për të shfrytëzuar të dhënat personale të përdoruesve britanikë. Padia është ngritur nga Liza Lovdahl Gormsen, studiuese në Institutin Britanik të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Krahasuese dhe drejtoreshë e Forumit të Ligjit të Konkurrencës. Gorsmen përfaqëson 44 milionë përdorues.

Në një treg të lirë dhe të drejtë, konkurrenca duhet të çojë në çmime më të ulëta dhe rritje të cilësisë. Por sa më e madhe të jetë një kompani në treg, aq më pak zgjedhje kemi, pavarësisht se çfarë tjetër po bëjnë. Facebook ka shfrytëzuar dominimin e tij me koston e përdoruesve të tij.” Avokatët e Lovdahl Gormsen kërkojnë kompensim prej të paktën 2.3 miliardë £, plus interesat, për ata që thonë se janë ndikuar nga praktikat e kompanisë midis tetorit 2015 dhe dhjetorit 2019. Facebook, parashtron padia, imponoi termat dhe kushtet “merre ose lëre” për përdoruesit, duke përdorurë të dhënat e tyre për të ndërtuar profile të detajuara, të cilat më pas shërbyen për të gjeneruar fitim.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

Kjo, argumentohet, ka disavantazhuar përdoruesit të cilët “fituan vetëm akses ‘falas’ në rrjetin social të Facebook, dhe zero kompensime monetare, ndërsa Facebook gjeneroi miliarda të ardhura nga të dhënat e përdoruesve të tij. Kjo marrëveshje e padrejtë ishte e mundur vetëm për shkak të dominimit të tregut të Facebook. Lovdahl Gormsen e ndërmori këtë nismë pas një raporti të korrikut 2020 nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA), mbikëqyrësi antitrust i Britanisë, i cili evidentonte fuqinë e tregut të kompanive si Facebook dhe Google. Raporti vuri në dukje se të dy përdorin cilësimet e paracaktuara për të inkurajuar njerëzit të heqin dorë nga të dhënat e tyre. Në mënyrë të veçantë, Facebook kërkon pranimin e reklamave të personalizuara si kusht përdorimi. 

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Rruga Press

YouTube player