Lajme

Pacolli: Nuk mund t’u bindemi kërkesave që e cenojnë Republikën e Kosovës

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli duke komentuar përgjigjen e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrelli ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dërguar pesë hapa në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës për shtensionimin e situatës në veri.

Ajo ka thënë se kërkesa e Borrellit që kryetarët në veri të mos punojnë nga ndërtesat e komunave është shumë e padrejtë dhe jodemokratike.

“Nuk mendoj se duhet të bindemi në disa kërkesa që janë jodemokratike dhe cenojnë Republikën e Kosovës. Ne kemi kërkuar edhe nga dy kryetarët tjerë që të shkojnë të punojnë në institucionet e komunës. Kryetarët e komunave e kanë fituar të drejtën që të qëndrojnë në objektet komunale”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Ajo ka thënë se, nuk është refuzuar kërkesa për zgjedhje të reja, por është treguar mënyra se si mund të shkohet në zgjedhje.

Pacolli ka thënë se për të shkuar në zgjedhje të reja duhet të ketë kërkesë të qytetarëve.

“Ne kemi një betejë mes grupeve kriminale të organizuara nga Beogradi dhe organeve të rendit. Nuk është e barabartë qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë. Derisa Kosovës i kërkohet, Serbisë i thuhet ‘të na mbështesë’. Derisa BE-ja ka një qëndrim të tillë atëherë nuk i ndihmohet paqes dhe stabilitetit. Ne i kemi kërkuar BE-së që të mos e mbajë anën e Serbisë. Ne nuk mund të sakrifikohemi për shkak se Serbia është duke u ulur në dy karrige. Nuk mund ta mbështetësh një autokraci që po e destabilizon paqen në rajon. Kërkesat e BE-së bien në kundërshtim me rregullat e BE-së”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Pacolli ka thënë se Kosova është në rrugën e drejtë.

Ajo ka thënë se janë duke punuar në mënyrë intensive dhe janë duke kontaktuar çdo individë për t’ua shpjeguar se çfarë po ndodh.

“Ne jemi për demokraci, për rregull dhe ligj. Nuk mund të ketë koordinim për arrestim të kriminelëve. Ky veprim do duhej përshëndetur”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *