Lajme

Pa rrugë në 2021! Zoti zgjoftë nga gjumi i hutisë shkodranët! I kujton pushtetarëve ditën e gjykimit

Në faljen e së premtes myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari mori disa minuta për të tërhequr vëmendjen qeverisë por dhe bashkisë së Shkodrës për gjëndjen e keqe të infrastrukturës të këtij qyteti por dhe jo vetëm.

Për të bërë një udhëtim vajtje ardhje Shkodër Tiranë që është pak më shumë se 100 km të duhen 7 orë, e kjo jo për faj të njerëzve por të autoriteteve të cilët nuk vihen në shërbim të së mirës për votues e tyre por merren me replika dhe hedhje të përgjegjësive sa andej këtej.

“Edhe pse jemi në 2021 nuk kemi një rrugë normale për të ardhur nga Tirana në kryeqendrën e Veriut. Kjo është e pafalshme. Dua të falenderoj policët e trafikut që rrinë në këtë vapë të gushtit e verës duke komanduar një trafik të çmendur që nuk është çmenduria e nejrëzve por neglizhenca e theksuar për të investuar për këtë qytet e për të mirën e njerëzve.”

Shigjeta dhe opozitës

E faj që Shkodra është lënë në këtë gjëndje e kanë dhe deputetët e opozitës.

“Ku i kemi deputetët e opozitës e pozitës, miq e shokë i kemi të gjithë, kjo nuk është mesele për tu kritiku apo gjujt me shigjetë, jo por thirrja e një imami për të mirën e këtij vendi. Kanë kaluar 31 vite e ne mburremi me gjëra që nuk kanë vlerë as për shoqërinë e as vendin.

Dilni nga Parruca (Shënim i redaksisë: lagje kryesor e Shkodrës).. Rrugë që nuk i sheh as në vënde më të prapambetura të globit, Pse? Njerëzit nuk ia kanë për borxh askujt prej tarafëve të politikës së këtij vendi me ia dëgju deklaratat e çoroditura kundër njëri -tjetrit. Këtë tha ai, ai tha tjetrën..
Drejtues të këtij vendi mbajini për vete këto, zgjidhini mes vedit, njerëze që u kanë votu u duhet ofruar shërbime e të mira.”

Përplasja me ambulancën

Lexo më shumë  Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Dhe Myftiu si qytetar i Shkodrës përballet çdo ditë me rrugët e këqija të këtij vendi.

“Pak ditë më parë desh u përplasëm me ambulancën diku në rrugë mes Shkodrës e Tiranës. Jo për faj tonë as shoferit të ambulancës por nuk ka rrugë, nuk ka mundësi të lëvizë as ambulanca, po ashtu zjarrfikësja. Po ti sheh makina, sharabajka, motora, biçikleta, këmbësorë, të hutuar….

Allah, Allah Allah 2021! Vëllezërit e mi!
2021!

E mburremi të themi se ka dekada që kemi dalë nga komunizmi, ndërkohë që ka vende që kanë qenë me mjerimit të thellë e sahara e më pak se 30 vite janë bërë vende më luksoze të botës, ndërkohë që ky vend është ndër më të pasurit e botës.”

Allahu i zgjoftë nga gjumi i hutisë e marrakotjes

Lexo më shumë  Brenda aferës së inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Banda e 5 drejtorëve, edhe te 60 mln eurot e dherave!

Për njerëzit që kanë në dorë të bëjnë diçka dhe nuk e bëjnë dhe për njerëzit që të marrakotur nuk kërkojnë gjënë e tyre ka një lutje drejtuar zotit

”Allahu e bëftë mirë dhe i zgjoftë nga gjumi i hutisë e marrakotjes ata që kanë në dorë për të bërë diçka e nuk e bëjnë.
Allahu i zgjoftë nga gjumi i hutisë e marrakotjes edhe njerëzit vetë që kanë në dorë për të bërë shumë por ia kanë mpirë trurin dhe i kanë bërë të jenë neglizhent edhe ndaj hakut të tyre. Edhe Allahut ti lutemi që të bëhemi çelës të së mirës dhe dryn të së keqes për të mirën e kësaj toke këtij vendi e shoqërie
Qeveritarëve u kujton ditën e gjykimit duke kujtuar historinë e një të dërguari të zotit i cili një ditë prej ditëve të pushtetit të tij të lavdishëm u pa duke qarë.
Kur e pyetën pse po qan tha: Më shkon ndërmend se mos ndoshta nuk e kemi shtruar rrugën e dhive diku atje larg në Irak e ndonjë prej tyre, duke ecur do i thuhet këmba. E në ditën e gjykimit do të më pyesë Allahu për hakun e dhive.

Kjo është një ftesë për kryeministin, deputetë, e ministra dhe zyrtarët e Bashkisë së Shkodrës për të kujtuar ditën e gjykimit me Zotin.”

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *