KryesoreLajme

Pa dalë VKM! Bashkia çon policinë te Sarajet e Toptanëve, s’lejon askënd të kalojë

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka marrë nën kontroll Sarajet e Toptanëve pa pasur ende një Vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimin e pronarëve.

Pasditen e sotme, efektivë të Policisë Bashkiake kanë rrethuar godinën duke mos lejuar kalimin e qytetarëve në këtë zonë dhe as të pronarëve të godinës së shpallur monument kulture. Vetë pronarët e godinës kanë shkuar pranë ndërtesës dhe nuk pranojnë që të largohen prej aty. Ata shprehen se janë familje fisnike dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë rrëmujë apo të përplasen me efektivët, por që do të ndjekin rrugën ligjore. Deri më tani situata paraqitet e qetë mes efektivëve dhe pronarëve, por këta të fundit shprehen të revoltuar pasi nuk lejohen që të futen brenda.

Sagës së “Sarajeve të Toptanëve” iu dha fund sot pak ditë më parë pasi Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se qeveria shqiptare ka shpronësuar të gjithë bashkëpronarët për godinën në zonën e Toptanasve në mbledhjen e zhvilluar më 22 tetor të këtij viti. Margariti shtoi se kjo godinë do t’i nënshtrohet një restaurimi që do të ruajë vlerat e godinës dhe jo vetëm. Sipas ministres godina do të jetë në funksion të artit dhe kulturës si dhe do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan. Por, ligjërisht pa u publikuar VKM-ja në fletoren Zyrtare s’mund të ndërmerret asnjë vendim në lidhje me fatin e godinës.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Godina e njohur si “Sarajet e Toptanëve” u përfshi nga flakët pak para orës 00:00 të 17 korrikut të këtij viti, duke regjiastruar një skandal që ndodhte para syve të të gjithë autoriteteve në mes të Tiranës. Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje bashkë me policinë, por edhe pse flakët u shuan, ato u riaktivizuan. Dëshmitarët, (klientët e një lokali aty pranë) treguan se kishin kanë parë piromanin (zjarrvënësin) teksa largohej me vrap, por që më vonë u dërgua pas hekurave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj reagoi i revoltuar pas zjarrit. Kryebashkiaku nuk dha informacion sepse godina nuk ruhej me roje deri më tani, si një nga objektet më të bukura në Tiranë, por hodhi akuza politike. Veliaj tha ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. reagime pati edhe nga Presidenti Ilir Meta.  Më 20 gusht Qeveria botoi zyrtarisht kërkesën e Bashkisë Tiranë për shpronësimin e pronarëve të godinës historike. Në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka shpallur kërkesën e bashkisë dhe vlera e shpronësimit për pronarët e “Sarajeve”, shkonte gati 1.8 miliardë lekë.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Çfarë përfaqësojnë Sarajet?

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.

Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *