Lajme

Osmani: Zgjedhjet në veri pritet të mbahen më 18 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se sipas të gjitha gjasave, 18 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.

Ajo tha para mediave të hënën se për këtë datë u dakorduan edhe me subjektet politike që morën pjesë në takim.

“Nga të gjitha partitë që ishin prezentë kërkova mendim për datën 18 dhjetor, opsion tjetër është data 11 dhjetor. Sipas të gjitha gjasave do të jetë data 18 dhjetor, sapo t’i marrim mendimet për përgatitje të zgjedhjeve. Janë ngritur në takim edhe shqetësimet tjera. Si presidente do të mundohem që qytetarëve të ju ofrohet siguri”, deklaroi Osmani.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Ajo shtoi se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të merret sonte mbrëma, ose deri nesër në mëngjes.

Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen ndërkombëtare që t’i monitorojë dhe të garantojë zgjedhje të lira në veri.

“Nuk është vendim që mund të ndryshohet pasi nuk ka rrugë tjetër, pasi përveç Ligjit për Zgjedhjet, është edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese që parasheh shpalljen e zgjedhjeve në situata të tilla. Institucionet tona të sigurisë do t’i marrin të gjitha masat që qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, tha ajo.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Veriu duhet t’i zgjedhë kryetarët e komunave, pasi serbët u tërhoqën nga institucionet, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës nuk e pezulloi vendimin për targat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *