KryesoreLajme

Osmani: Zëri i nënave të Srebrenicës, thirrja më e fortë kundër padrejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke thënë se zëri i nënave të viktimave mbetet thirrja më e fortë ndaj padrejtësisë.

Ajo ka shprehur solidaritetin e Kosovës, duke thënë se vendi ynë e di çfarë është dhimbja.

“Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi”, ka shkruar e para e shtetit në Facebook. 

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

Osmani ka ndarë në postim video nga momenti i rrëfimeve të nënave të Srebrenicës, të cilave presidentja u ka ndarë Medalje Presidenciale gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. 

Gjatë luftës në vitet e 90-ta në Bosnje e Hercegovinë janë vrarë mbi 100.000 njerëz, janë zhdukur mbi 32.000, dhe ende po kërkohen eshtrat e 7.600 personave – mes tyre ende rreth 1.000 viktima të pagjetura pas gjenocidit në Srebrenicë.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

Rruga Press

YouTube player