KryesoreLajme

Gjykata pranon kërkesën e Berishës dhe thërret Edi Ramën si dëshmitar për dosjen ‘Partizani’

Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se kërkesa është pranuar nga GJKKO, ndërkohë që gjykata ka pranuar që kreu i qeverisë shqiptare, të pyetet dhe nga vetë Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit ka masë ‘detyrim paraqitje’ për këtë dosje. 

Treshja e gjyqtarëve që pranoi kërkesën e Berishës për marrjen e Ramës si dëshmitar: Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca.

Lexo më shumë  Rusia goditi me dron Rumaninë, reagon Kreu i NATO-s: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër

Kujtojmë se kryeministri do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë Berisha që ka kërkuar vetë publikisht, por dhe përmes avokatëve të tij, që Rama të thirret si dëshmitar në proces, gjë që nuk u kundërshtua dhe nga SPAK, ndërsa GJKKO vendosi pro thirrjes së tij.

Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Lexo më shumë  Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

YouTube player