Lajme

Osmani uron Bidenin për pavarësinë e SHBA-së: Sot bashkohemi me ju për të festuar

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar presidentin e këtij vendi, Joe Biden dhe miqtë e aleatët amerikanë të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova sot bashkohet me SHBA-në për të festuar për idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari.

“Gëzuar 4 korrikun për presidentin Joe Biden, miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh, idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur”, ka shkruar presidentja.

4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Rruga Press

YouTube player