KryesoreLajme

Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Samitin për AI

Presidentja, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Presidencës gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale. 

Në njoftim thuhet se në këtë samit do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderë të tjerë botërorë.

Lexo më shumë  Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Vlorë, shtohen rastet me të vjella e diarre - 90 pacientë përgjatë një jave

“Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, thuhet se do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar zotëriu i parë, Prindon Sadriu.   

Lexo më shumë  Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre
YouTube player