KryesoreLajme

Osmani takon senatorin Cruz: ShBA mbetet aleat jetik i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar presidentja.

Lexo më shumë  Irani vendos tarifa dhe bllokon qarkullimin në Hormuz - Londra dhe Parisi planifikojnë patrullim mbrojtës

Tutje, e para e shtetit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shtuar Osmani.

YouTube player