Lajme

Osmani takon përfaqësues nga Lugina e Preshevës: Do të vazhdoj ta adresoj problemin e pasivizimit të adresave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, të përbërë nga Ragmi Mustafi, Lirona Zuka dhe Alban Alili.

Osmani gjatë takimit tha se do të vazhdojë t’i ngrisë në instancat më të larta ndërkombëtare problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave nga Serbia dhe problemet e vazhdueshme me punësimin.

Lexo më shumë  Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Në takim me këtë delegacion, Osmani ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Ajo ka bërë të ditur se në vazhdimësi angazhohet për promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe ka adresuar problemet me të cilat ballafaqohen këta qytetarë, siç janë pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave nga Serbia dhe problemet e vazhdueshme me punësimin.

“E keni mbështetjen time dhe ju siguroj se do të përpiqem që zëri juaj të dëgjohet. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë brengë e jona e përhershme, dhe do të ndërmarrim çdo veprim të mundshëm për t`i ndihmuar sa më shumë”, ka theksuar Osmani, duke rikonfirmuar se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë t’i ngrisë në instancat më të larta ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Konjufca: Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, humbje e madhe për mendimin kombëtar shqiptar

YouTube player