Kryesore

Osmani takon Papën, Kosova hap misionin special në Selinë e Shenjtë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Vatikan.

Me këtë rast ajo ka njoftuar në rrjetin social “X” se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Tutje ajo ka thënë se kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe kapitull i ri për marrëdhëniet Kosovë-Vatikan.

“Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes
YouTube player