KryesoreLajme

Osmani takon kryeministrin e ri estonez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.  Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, shkruan Osmani.

YouTube player