KryesoreLajme

Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot kanë diskutuar për mbajtjen peng të qytetarëve, si dhe arrestimin e policëve të Kosovës nga ana e Serbisë në zonat kufitare, bënë të ditur Zyra e Presidencës.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani ka theksuar se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

“Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Presidenca njofton se pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më shumë se dy të tretat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takim u diskutua për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Me këtë rast, ambasadori Guérot e përgëzoi presidenten Osmani për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

YouTube player