Lajme

Osmani takoi një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva: Mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.

Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale, njofton presidenca.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Presidentja Osmani, ndërkaq theksoi se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë.

Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë,  Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.

Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme.

Lexo më shumë  Reuters raporton për protestën në Tiranë: Studentët denoncojnë kostot, papunësinë dhe pabarazinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *