Bota

Osmani takoi ambasadoren holandeze, i kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, përballjen me pandeminë dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka shfaqur shpresën se do ta ketë mbështetjen e shtetit holandez. Sipas Presidentes Osmani, është radha që BE-ja ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. U diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe nevojën e integrimin të shteteve të rajonit të Ballkanit në BE”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Loobezo diskutuan edhe për bashkëpunimin politik dhe ekonomik ndërmjet Holandës dhe Kosovës. Osmani ka potencuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

Në fund të takimit ambasadorja Loobezo ia ka dorëzuar Presidentes Osmani telegramin e urimit të mbretit të Holandës, Ëillem-Alexander R., për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *