Lajme

Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se Bushi ishte avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.

“‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani, transmeton KosovaPost.

Lexo më shumë  33 mijë të rinj më pak në Shqipëri… shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç

Osmani po merr pjesë në Samitin ShBA-Afrikë, i cili po mbahet në Texas.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ushtari nga Kosova nderohet me çmime prestigjioze në ShBA