KryesoreLajme

Osmani takohet me presidentin bullgar bisedojnë për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Osmani thotë me Radev kanë diksutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

Postimi i presidentes:

Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player