Lajme

Osmani takohet me emisarin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Londër, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.

Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Twitter ka publikuar një fotografi nga takimi me Lord Peach, ndërsa ka theksuar se në takim kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.

Osmani para dy ditësh ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, presidentja Vjosa Osmani ka pasur një bisedë edhe  me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Lexo më shumë  Krasniqi: Opozita e 2015-s e çoi Gjykatën Speciale në Kushtetuese, presioni për miratimin e saj ishte i paparë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *