Osmani takohet me dërguarin special të Gjermanisë , flasin për anëtarësimin në KiE dhe Procesin e Berlinit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Osmani bëri të ditur se në takimin e sotëm me Sarrazinin folën për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, shkroi Osmani.
Sarrazin ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, partinë më të madhe serbe në Kosovë, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Rruga Press