Lajme

Osmani: Sulmi i Putinit mbi civilët ukrainas i egër dhe çnjerëzor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar sulmin e fundit rus në Kremenchuk të Ukrainës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se sulmi i fundit i presidentit rus, Vladimir Putin mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.

“Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve. Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rusia ka goditur sot një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës.

Është konfirmuar se të paktën dy persona u vranë dhe 20 u plagosën në sulm, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Telegram se kishte më shumë se 1000 njerëz në qendrën tregtare në kohën e sulmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *