KryesoreLajme

Osmani: ShBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se roli i ShBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.

“Në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëherit themelues i MCC-së, fola për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç ‘rast rikonfirmova rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”.

Lexo më shumë  Mustafi akuzon institucionet serbe për spastrimin administrativ të shqiptarëve në Bujanoc

Presidentja ka shtuar se MCC-ja po vazhdon të ofrojë mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë”, është shprehur Osmani.

Lexo më shumë  Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok

Rruga Press

 

YouTube player