Osmani: Serbia po akuzon sepse dëshiron që të fsheh armatosjen e saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se armatosja e Serbisë nga Kina dhe Rusia është shqetësim për rajonin, mirëpo Vuçiq nuk mund të fshihet prapa deklarimeve se kinse të gjitha vendet e rajonit po armatosen.
Tema që Kosova po militarizohet është temë që ata e shpikin thjesht të ndryshojë narrative se kinse të gjithë po e bëjnë, ka thanë, presidentja Osmani.
“Fushat e Serbisë kundër Kosovës dhe partnereve të saj, gjithnjë vjen në momente kur ata dëshirojnë më fsheh diçka.Kjo ka fillua në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga armatosja e shqetësues që po bënë Serbia këtë ditë edhe ka ndodhur me muajt të terë edhe para sulmeve në Ukrainë edhe gjatë sulmeve atje siç e dimë në aspekti ushtarak partner kryesor Serbia e ka Rusin edhe Kinën”, ka deklaruar, Osmani në një intervitë për Kallxo.com, të transmetur në RTV Dukagjini.
Më tej ajo edhe e ka cituar disa deklaratat e Vuçiqit gjatë një ceremonie e pranimit të armatimit Kinez, ai kishte thënë se, “me këto arme sulmuese ne mund të sulmoj deri 9 km në thellë në territorin e armikut”, sipas Osmanit, synimet e tij janë që t’i sulmojë në perimetërin ku janë tetë shtete, ku gjashtë prej tyre janë anëtare të Aleancës Veri Atlantike (NATO), vetëm Kosoava dhe Bosnja dhe Hercegovina, nuk janë anëtre të NATO-s.
Armatosja është rritur në numër marramendës edhe dëshirojnë që të bëhen fuqi dominues në rajone, është ajo çfarë kishte thënë ministri i mbrojtjes se Serbisë.
“Nuk kemi marrë arme ne kontekstin se qysh po e thotë presidenti i Vuçiq, por ne jemi ne partneritet me Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA), edhe me shtete anëtarë të NATO-s, jo vetëm një në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë më mjetet për të cilat ushtria jonë ka nevojë, gjithë kjo është në përputhje me plane e tranzicionit 10 vjeçar”, ka deklaruar Osmani.
Në rast sulmi, Kosova është e gatshme e gatshme të ballafaqohet me kapacitetet e saj që ka mirçpo, sipas Osmanit “NATO e sheh situatën ne terren e jo deklaratat politike të Vuçiqit, por tjtër kush merret me deklaratat politike, por edhe ata i shohin me shqetësimi këto deklarata”.
Për fund presidentj ka thënë se roli paqërujatësve si NATO nuk është rolë të marrë anë në konflikt por, thjesht bënë parandalimin e konfliktit duke e siguruar paqen.
Rruga Press