Lajme

Osmani: Serbia e interesuar të bllokojë dialogun e t’i arrijë qëllimet nëpërmjet bandave kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Serbia është e interesuar që të bllokojë suksesin në dialog dhe t’i arrijë qëllimet e saj me dhunë dhe nëpërmjet bandave kriminale.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Presidencës, thuhet se Osmani këto komente i ka bërë në taksimin që ka zhvilluar të premten me deputetin britanik David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar.

“Presidentja theksoi se Kosova, si një sukses i përbashkët i popullit të saj dhe aleatëve ndërkombëtar, ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sikurse edhe të sundimit të rendit dhe ligjit. Duke qenë gjithnjë në anën e drejt të historisë, Kosova është rreshtuar krah aleatëve edhe me vendimet për sanksione ndaj Rusisë e në mbështetje të Ukrainës. Por, siç potencoi Presidentja Osmani, interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Gërvalla: Oferta e Kosovës e humbi relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE

Në takim theksohet se është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë ku presidentja Osmani thuhet se ka përsëritur faktin se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, e cila po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë.

Në takim me deputetin Lammy, theksohet se Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që nga vitet e 90-ta dhe në këtë kontekst ka kërkuar mbështetje të mëtejme për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë periudhë.

Lexo më shumë  Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

“Presidentja Osmani shtoi se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizisuese ruso-serbe. Në veçanti, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës Osmani ka potencuar se është me rëndësi që Mbretëria e Bashkuara ta vazhdojë trashëgiminë e saj të mbështetjes ndaj Kosovës, jo vetëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *