Lajme

​Osmani: Rusia dhe Serbia, rrezik për rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin ballkanik.

Në konferencën për medie me presidentin letonez, Egils Levits, presidentja kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kam kërkuar mbështetje në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik. Këto aleanca duhet t’i kenë dyert e hapura për shtetet si Kosova”, tha ajo.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Osmani foli edhe për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targa të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia nuk po i pranon standardet evropiane. Kosova ka dhënë maksimumin për të arritur një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje për të arritur një marrëveshje”, tha ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *