KryesoreLajme

Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Francë.

Osmani sot është pritur në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë”, shkruan Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

Ajo gjithashtu ka shkruar se “Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”.

YouTube player