Lajme

Osmani pret në takim sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ky takim vjen pas një konference për medie, që Cameron e pati bashkë me ministren e Punëve të jashtme, Donika Gërvalla.

Cameron ka theksuar se Britania do të ndihmojë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it. Jemi këtu që t’ju suportojmë, t’ju promovojmë dhe t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që ne mundemi. Keni pasur sfida të forta në korrupsion, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet i cili është i sigurt për të gjitha komunitetet. Faleminderit për të gjitha diskutimet, unë do t’ju ndihmoj juve për njohjen e juaj në të gjitha shtetet. Ne ju suportojmë ju”, tha ai.

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Në anën tjetër, ministrja Gërvalla ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm, kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Rusie, që ajo e ka konsideruar si agresive.

YouTube player