KryesoreLajme

Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për kërcënimet nga Serbia dhe rrezikun nga dronët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur në takim Gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës së Komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Osmani e ka uruar Ulutaş për rifillimin e mandatit në krye të KFOR-it, duke vlerësuar rolin kyç të këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Lexo më shumë  Kompanisë iu hoq licenca pas dhunës së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, shpërblehet nga qeveria me tenderin 2 mln euro të OSSH (Dokumenti)

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

Osmani po ashtu tha se kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

“Presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim.

YouTube player