Lajme

Osmani pret Kamberin: Do thellojmë përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të cilin e ka uruar për rizgjedhjen.

Sipas Presidentes Osmani është e rëndësishme që u sigurua vazhdimësia e përfaqësimit të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se Shaip Kamberi do të jetë zëri artikulues i kërkesave të shqiptarëve.

Lexo më shumë  Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për 3 të akuzuarit e rastit Banjska

Presidentja Osmani theksoi se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar e ka ngritur shqetësimin për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se duhen thelluar përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve.

Sipas saj është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për t`i adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pozitën e tyre.

Lexo më shumë  Miratohet në Komisionin për Legjislacion, Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Kurse deputeti Shaip Kamberi ka falënderuar Presidenten Osmani, e cila vazhdimisht  ka folur për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *