Lajme

Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës për të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Presidenca njoftoi të martën se Osmani do të mbajë fjalë mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë dhe për rëndësinë e integrimit në institucionet euroatlantike.

Ajo do të takohet edhe me liderë shtetërorë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike. Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror. Po ashtu, Presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player