Lajme

Osmani për vrasjet në Austri: Shkollat s’duhet të jenë vende terrori

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Graz të Austrisë.

Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Lexo më shumë  Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite dhe asnjë i dënuar në 3 dekada, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve në Shqipëri

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur kur një person ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Graz, ka konfirmuar policia austriake.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama