Lajme

Osmani për dialogun Kosovë – Serbi: Ka më shumë presion për Kosovën, për të të ardhur keq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është Kosova pala e cila po ka më shumë presion në dialogun Kosovë-Serbi.

E ftuar në “Radar” në Radio Dukagjini, Osmani ka thënë se pala serbe po përkëdhelet gjersa Kosova po dëshmon vlerat e saj proevropiane dhe jo vetëm.

“Ka presion më shumë për Kosovën sesa për Serbinë, që është për të të ardhur keq, sepse Kosova është vend 100 për qind proamerikane, pro sundimit të ligjit, shembull i demokracisë në rajon e më tej. Tani në raport jemi në top-treshen sa i përket zhvillimit dhe sundimit të ligjit, kurse Serbia një shtet autokratik që bashkërendit politikën e saj me Rusinë… po merret me të mirë, po përkëdhelet”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Vizita e saj në ambientet e Dukagjinit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Surroi: Deputetët kanë mundësinë që sot të votojnë për pakon që përfshin presidentin, Specialen e Këshillin e Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *