Lajme

Osmani për ambasadorin Berishaj: Ne i besojmë ambasadorit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i beson ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pasi ai u përmend në një raport të një mediumi slloven të enjten për përfshirje në një skandal financiar.

Osmani është përgjigjur në pyetjen rreth rastit të Berishajt gjatë konferencës me presidentin leton, e ku tha se një gjë e tillë nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, “por thjesht është shkruar nga një media, për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore drejt një gjëje të tillë”.

Lexo më shumë  Gazeta belge: Rama gjithnjë e më i izoluar, ‘Revolucioni i Flamingove’ trondit regjimin

Osmani citoi një thënie të presidentit amerikan duke nënkuptuar se akuzat për Berishajn janë dezinformata.

“Atyre që publikohen, siç e ka thënë presidenti Biden: rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat. Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”.

Lexo më shumë  Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhunën policore ndaj protestuesve sot në Tiranë: E papranueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *