Lajme

Osmani pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Osmani shkroi në Twitter se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë. Ajo ka ftuar edhe vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkruan Osmani.

Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, sanksionet ndaj Dodikut nënkuptojnë se të gjitha pronat, interesat në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë.

Lexo më shumë  Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *