KryesoreLajme

Osmani: Pas largimit të kryetarëve në veri, caktoj datën për zgjedhjet e reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Duke qe quajtura procesin të drejtë legjitime të qytetarëve, Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime.

Presidentja Osmani ka deklaruar se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente  caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave
YouTube player