KryesoreLajme

Osmani nga terreni i Defender 25: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe”.

Presidnetja e vendit ka theksuar se ky bashkëpunim tregon se Kosova jo vetëm që është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, por njëkohësisht është e gatshme që të jetë shtet dhe anëtar i NATO-s.

Lexo më shumë  Gazetarët Naomi Klein dhe Mehdi Hasan në mbështetje të protestës së flamingove

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ushtrimi “Defedender 25 është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovë.

Lexo më shumë  Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
YouTube player