Bota

Osmani në Turqi takon Erdoganin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Osmani të premten është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se do të vazhdojnë të punojnë afër me Turqinë në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkruan Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
YouTube player