Lajme

Osmani në takim me abasadorët evropianë kërkon heqjen e menjëhershme të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim që ka pasur të mërkurën me shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad, ka theksuar nevojën për heqjen imediate të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ajo i ka quajtur masat të padrejta dhe se krijojnë ç’ekuilibër në dialog.

“Në takim me ambasadorët, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarr hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje. Heqja e masave, theksoi ajo, do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, thuhet nga Presidenca.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

Osmani po ashtu ka thënë edhe se Serbia nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj të vitit të kaluar e as për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Osmani ka thënë se kjo situatë “nxitë Serbinë që t’i shtojë veprimet destabilizuese në rajon”.

Osmani ka thënë se në takim është biseduar edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Ka thënë es po pritet që KQZ-ja të kryejë procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe me udhëzimin administrativ në fuqi.

Lexo më shumë  Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës

Po ashtu më takim u bisedua edhe për Rregulloren e re të BQK-së.

“Presidentja ritheksoi se është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë. Duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës në çdo cep të Kosovës, Presidentja ka shtuar se suksesi në këtë drejtim është i lidhur edhe me nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë të cilët kanë qenë gjithnjë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë”, ka njoftuar Presidenca.

Rruga Press

YouTube player