Lajme

Osmani: Morëm mbështetje, por duhen hapa konkretë për liberalizim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Samitin e Bashkimit Evropian ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave. Megjithatë, pas mbledhjes ajo ka thënë se tash kërkohen hapa konkretë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim. Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, tha Osmani pas takimit.

Lexo më shumë  Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim e Kosovës në NATO

E ndërkohë kreu i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, ka thënë se u është dhënë mbështetje e plotë shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Xhaferoviq ka thënë se uron Ukrainën e Moldavinë, dhe mendon se e kanë merituar statusin e kandidatit. Porse, është zhgënjyese pse Bosnja nuk e ka marrë këtë status, pasi ka shtuar se Bosnja ka kaluar në atë që po kalon Ukraina tash.

Lexo më shumë  Të ardhurat për frymë rriten, por në Shqipëri mbetet rreziku më i lartë i varfërisë në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *