KryesoreLajme

Osmani: Me presidentin e Finlandës do të punojmë ngushtë për të avancuar rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar në Zvicër presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.  Osmani ka thënë se Stubb është mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës dhe me të do të punojë ngushtë.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb”, shkroi Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Gërvalla: 7 qershori vulos në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës!

“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, shtoi presidentja.

Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.

YouTube player