Lajme

Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në, ekzistenciale dhe strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente presidentja Osmani, i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t’i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike”, shkroi presidentja Osmani në profilin e saj në Facebook.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

“Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike”, ka shkruar Osmani.

Delegacioni amerikan që po qëndron për vizitë në Kosovë, kryesohet nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.

Pjesë e delegacionit janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *