KryesoreLajme

Osmani kujton të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Osmani ka thënë se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme, duke marrë jetën e 24 shqiptarëve të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Ajo ka shtuar se kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi kriminal i Serbisë në zemrën e rezistencës, në Drenicë.

Lexo më shumë  Kurti: Ilir Konushevci, emër i artë në historinë moderne të Kosovës

“Përballë një tmerri të tillë, vendosmëria për të luftuar për çlirim vetëm sa u forcua.  Vajzat dhe djemtë e UÇK-së, sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Në këtë 26 vjetor, nderojmë kujtimin e atyre që humbëm. Trashëgimia e tyre jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez! ”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena

Rruga Press

YouTube player